Emily Ratajkowski është një prej modeleve më të kërkuara në qarkull, ndërsa fansat e saj anekënd botës janë të shumtë.
Bukuroshja amerikane numëron mbi 21.5 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku rregullisht publikon fotografi që vënë në pah bukurinë e saj.
Gjatë kësaj fundjave ajo e ka publikuar një imazh duke vënë në plan të parë fytyrën e saj, teksa ka pozuar pa makijazh.
E thjeshtë, e pa kuruar dhe e veshur me një bluzë të bardhë, fotografia e Emilyt ka marrë afro një milion e gjysmë pëlqime nga fansat e saj.
Modelja 27-vjeçare nuk është ndalur me kaq, por ka vazhduar me publikimin e fotografive të tjera që tregojnë bukurinë e saj.
Ajo i ka rikthyer pozat e realizuara në ndejën e organizuar nga Vogue gjatë Javës së modës në Paris në vitin 2017.
Ndërsa gjatë të dielës, Ratajkowski e ka sjellë një tjetër imazh, në të cilin është shfaqur me të brendshme të bardha dhe ka pozuar nga prapa. /Telegrafi/