Telegrafi

Dukja e Dafina Zeqirit ndër vite

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë njëra nga femrat më të përfolura në skenën tonë muzikore.

Bukuroshja ka rrëmbyer vëmendje që nga fillimi i karrierës, për shkak të stilit të saj unik, të cilit i ka qëndruar besnike deri më tani.

E njëjta përgjatë këtyre viteve ka mbledhur një numër të madh të fansave, nga të cilët po ashtu befasohet mjaft shpesh.

Dafina Zeqiri ndër vite (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, derisa duket se këto pamje të saj ndër vite i ka realizuar një fans i artistes shqiptare.

Këngëtarja 30-vjeçare këtë kohë më së shumti është komentuar për klipet që ka sjellë dhe dukjet e saj të ndryshme, thuajse në çdo projekt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sido që të jetë, Dafina po vazhdon të jetë mjaft e pëlqyer dhe projektet e saj numërojnë miliona klikime në kanalin zyrtar, YouTube.

Të fundit këngë që ka lansuar është “Lule Lule” në bashkëpunim me reperin Lumi B, ku vetëm për tri ditë ka mbledhur mbi një milion shikime. /Telegrafi/