Këngëtarja Arta Bajrami është e njohur për publikun shqiptar si njëra ndër këngëtaret e reja që solli rrymën RnB në Kosovë.
Ajo vazhdon tash e sa vite të jetë pjesë e skenës me prurje të shumta muzikore e koncerte të vazhdueshme.
Arta ndër vite ka realizuar shumë klipe interesante e fotosesion me fotografë të njohur.
Së fundmi, ka qenë fotografi Arton Humolli ai i cili ka vendosur të ‘kthehet prapa në kohë’, duke kujtuar një fotografi të këngëtares të realizuar në vitin 2005.
Në këtë fotografi, ajo ishte veshur si një police atraktive, duke marrë një pozë mjaft tërheqëse për fansat.
Në atë kohë, Arta ishte brune dhe pak më e dobët se sa sot.
Ajo u martua në vitin 2010, dhe është nënë e tre fëmijëve: Vajzave victoria dhe Electra, dhe djalit, Ideal-Morris. /Telegrafi/