Site icon Telegrafi

Dukja dhe figura trupore e Nicole Scherzinger nuk përkojnë me moshën e këngëtares

(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Më 29 qershor, Nicole Scherzinger do të mbushë 43 vjet, mirëpo dukja e saj nuk përkon me moshën.

Gjatë të hënës, këngëtarja i ka shpërndarë disa fotografi duke u rregulluar, ndërkohë që trupin e ka të mbuluar vetëm me peshqir.

“Nganjëherë ia vlen të pispillosesh”, është përshkrimin që ka zgjedhur Nicole për këto fotografi.

(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Veç kujdesit për fytyrën, ajo vlerësohet edhe për linjat trupore. Porse për të mbajtur një figurë të tillë trupore, ajo është shumë e përkushtuar në palestër.

Lexo po ashtu Nicole Scherzinger nuk vesh asgjë përpos një peshqiri në imazhet e reja
(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Këngëtarja kohë pas kohe shpërndan video në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet duke ushtruar. /Telegrafi/

Po ashtu, autorja e shumë hiteve është e përkushtuar ndaj atraksioneve të ndryshme, në mënyrë që të qëndrojë në formë. /Telegrafi/

Exit mobile version