Se është njëra nga modelet më seksi shqiptare këtë e ka dëshmuar.
Fjala është për Oriola Marashin, e cila tërheq vëmendje sa herë që publikon imazhe apo video në rrjetet sociale.
Një të tillë, e bëri edhe së fundmi, gjersa ka shfaqur linjat e bujshme nga pushimet luksoze në Ibiza të Spanjës, ku po argëtohet pafund.
Bukuroshja, e cila muaj më parë u bë pjesë e brendit botëror ‘Guess’, po vazhdon t’i befasojë fansat çdo ditë e më shumë.
Në ndërkohë, në këtë imazh joshës nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet nga admiruesit e saj të shumtë.
E në Instagram, ajo ka arritur t’i grumbullojë mbi 300 mijë ndjekës në sajë të këtyre postimeve atraktive që bën. /Telegrafi/