Ajaxi befasoi të gjithë duke fituar në Santiago Bernabeu me rezultat 1-4 dhe kështu eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Normalisht që te klubi holandez festa ishte e madhe pas ndeshjes, me të drejt pasi ata nuk ishin favorit para ndeshjes dhe në fund arritën të triumfojnë ndaj kampionëve aktual.
Një nga lojtarët që festoi më së shumti pas ndeshjes ishte Klaas-Jan Huntelaar, edhe pse sulmuesi i njohur nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje.
Festa e 35-vjeçarit ka ngjallur shumë debate në rrjete sociale dhe media, kjo për shkak të kaluarës së tij.
Huntelaar ishte pjesë e Los Blancos gjatë sezonit 2008/09 dhe një pjesë e madhe e tifozëve festën e tij e shikuan si të tepruar dhe mos respekt për ish-klubin.
Gjithsesi kjo nuk duket se i ka penguar aspak lojtari, për të cilin më e rëndësishme është e tashmja se e kaluara.
Edhe pse me shumë vite në supe Hungelaar këtë sezon ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://twitter.com/PremLeaguePanel/status/1103306059450593280