Site icon Telegrafi

Duket se goditja e radhës e Juventusit do të jetë Jadon Sancho – detajet rreth bisedimeve

Media dhe gazetarë të shumtë pohojnë se Juventusi po bën presion për të marrë Jadon Sancho në huazim nga Manchester United pasi ka arritur marrëveshje për afrimin e Nico Gonzalez dhe Francisco Conceiçao. 

Juventusi dhe Thiago Motta janë gati të mirëpresin dy anësorët e rinj, por ylli anglez Sancho mbetet në radarët e Bianconerëve. 

Gazetari i njohur për lajmet rreth Juventusit, Romeo Agresti, por edhe Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia pohojnë se bardhezinjtë po “shtyjnë” në bisedime për të nënshkruar me Sanchon nga Manchester United. 

 

Di Marzio raporton se Bianconerët janë në kontakt të vazhdueshëm me Manchester United dhe anësorin e tyre, duke shpresuar të finalizojnë një marrëveshje huazimi. 

Paga e madhe e Sanchos përshkruhet si një “pengesë” për Bianconerët, por gjigantët e Serisë A po vlerësojnë opsionet e tyre për të bindur Djajtë e Kuq. 

La Gazzetta dello Sport raportoi të shtunën se transferimi i Federico Chiesa te Barcelona do t’i lejonte bardhezinjtë të kishin financiat për të marrë Sanchon në huazim nga Manchester United. 

 

Sancho është rikthyer në “Old Trafford” pasi kaloi pjesën e dytë të sezonit 2023/24 si huazim te Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version