Mohamed Salah është në garë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, por egjiptianit i skadon edhe kontrata në qershor me Liverpoolin.
Sipas mediumit Sport, Salah i është ofruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës.
Kush nuk do të donte një lojtar si Salah në klubin e tyre? Pavarësisht se është 33 vjeç, Salah vazhdon të shënojë gola dhe të japë asistime. Ai ka 32 gola dhe 22 asistime deri më tani këtë sezon.
Tifozët e Barcelonës kanë preferuar që të mos i dëgjojnë thashethemet që e lidhin Salah me një lëvizje te klubi i tyre, pavarësisht se ai është në dispozicion falas.
“Ku do të luajë?” pyeti një tifoz i Barçës dhe realisht është një pyetje mjaft e mirë. Të dy Lamine Yamal dhe Raphinha preferojnë të luajnë në të djathtë.
Megjithatë, formacioni krijon menjëherë një problem për Hansi Flick në krahë. Salah nuk do të ulet në stol, çka do të thotë se zhvillimi i Lamine Yamal do të ngadalësohej.
Është edhe çështja e pagës. Salah aktualisht fiton 350,000 euro në javë në Liverpool dhe dëshiron edhe më shumë për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Shumë tifozë të Barcelonës argumentojnë se Barça nuk mund t’ia lejojë vetes t’i paguajë Salah ato që ai fiton tani, e lëre më të shtojë më shumë.
Kishte shumë zëra poro dhe kundër, ndërsa duke e ditur që Barcelona po e kërkon edhe një sulmues qëndron, në krye qëndron Victor Osimhen.
Këtu e shihni një formacion hipotetik i Barçës që paraqet Salahun me pjesën tjetër. /Telegrafi/