Kohët e fundit ajo shijoi disa ditë të mira pushimi në Miami, me të dashurin e saj Anwar Hadid.
Këngëtarja Dua Lipa nxori në pah linjat e saj trupore në një veshje të bardhë, ndërsa u pa pas aterimit në Aeroportin JFK të New Yorkut, të enjten, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit të “New Rules”, 24 vjeçe, dukej me lehtësi elegante, ndërsa tregoi barkun e saj te kostumi i saj që ishte i hapur te kjo pjesë, kombinuar me një palë pantallona që përputheshin dhe me një këmishë të bardhë.
Dua aksesoi pamjen e saj eterike me një palë syze dielli të errëta dhe i barti esencat e saj në një mbajtëse të madhe të verdhë.
Këngëtarja tërhoqi edhe më shumë vëmendjen për faktin se dukej tepër bukur, ndonëse ishte natyrale pa makijazh.
Dua u shfaq e relaksuar dhe e kënaqur teksa merrej me telefonin e saj, ndërsa po kalonte në terminal.
Nuk kishte asnjë shenjë të të dashurit të saj Anwar, vëllai më i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, me të cilët shijoi një festë luksoze në Miami kohët e fundit.
Dua përndryshe ka tash e disa muaj që është zhvendosur në New York, ku bashkë me të dashurin e saj kanë marrë me qira një apartament. /Telegrafi/