Artistet shqiptare shpesh kryqëzohen apo akuzohen nga ndjekësit për postimet që publikojnë.
Kjo ka të bëjë më shumë për fotografitë e tyre, pasi në të shumtën e rasteve janë të pashmangshme editimet.
Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi edhe me këngëtaren e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi.
Ajo iu përgjigj një ndjekëse, e cila i tha ‘se është shumë më e bukur se sa kjo foto e rregulluar me aplikacion’.
“Je shumë më e bukur se kjo fotografi e rregulluar me aplikacion”, ndërkohë që përgjigja e 39-vjeçares ishte e menjëhershme: “Përse nuk po komenton në fotografitë e tjera që nuk janë të mbushura”.
Krijuesja e hitit “Je dashnia” është ndër të paktat artiste që nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë.
E njëjta gjatë kësaj kohe ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet. /Telegrafi/