Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke lëvizur me veturë kanë filluar të ndiqen nga një veturë e cila edhe i ka aksidentuar.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 21:30, në rrugën “Agim Ramadani”.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me veturë kanë filluar të ndiqen nga një veturë e cila edhe i ka aksidentuar. Pastaj nga vetura e dyshuar kanë dalë dy të dyshuar meshkuj të cilët edhe i kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/