Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, sigurohet që sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale të jetë në qendër të vëmendjes.
Këtë e ka bërë edhe së fundmi në një postim të shpërndarë me fansat ne Instagram.
Ajo shfaqet në formë të mrekullueshme e veshur me bikini ngjyrë të bardhë nga pushimet.
Linjat atraktive kanë bërë që të komentohet në masë të madhe për këtë paraqitje, duke qenë se shquhet për fizikun e bujshëm.
Në tri pozat e ndryshme, modelja e “Guess” ka kërkuar nga ndjekësit të zgjedhin se cila prej imazheve iu pëlqen më shumë.
“1,2 3”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Oriola po vazhdon të jetë e angazhuar në fushën e modelingut dhe në të shumtën e rasteve jashtë Shqipërisë. /Telegrafi/