Site icon Telegrafi

Duke vënë në pah dukjen e saj natyrale, Bebe Rexha pyet fansat nëse iu ka munguar

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të qëndrojë në Los Angeles bashkë me vëllain e saj.

30-vjeçarja ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre muajve dhe përgjatë vitit 2020 në përgjithësi.

Ajo u ka treguar fansave gjatë periudhës së karantinës se në mungesë kujdesi, flokët e saj filluan të rikthehen në ngjyrën e saj natyrale, duke u larguar kështu nga pamja prej biondeje që jemi mësuar ta shohim tash e sa vite.

Së fundmi, Bebe Rexha ka publikuar në rrjetin social Instagrma disa imazhe tërheqëse, ku ka treguar pamjen e saj me rrënjët e errëta të flokëve, të vëna tashmë në pah.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja shqiptare gjithashtu ka zgjatur flokët e saj, duke u rikthyer kështu në pamjen e saj të zakonshme, siç fansat ishin mësuar ta shohin në fillim të karrierës.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Ju kam munguar?”, pyet Rexha përgjatë njërës video, duke qenë e vetëdijshme kështu për mungesën e treguar në aktivitetin e saj në rrjetet sociale përgjatë këtyre muajve.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Vet 30-vjeçarja zbuloi javë më parë se prindërit e saj që ndodhen në New York, u infektuan me coronavirus, por tashmë janë shëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version