Shoferi i një kamioni ushtarak që transportonte sistemin raketor “Buk” ka shkaktuar panik në qendrën e qytetit Kiev në Ukrainë, kur humbi kontrollin mbi timonin derisa po ushtronte për paradën ushtarake dhe u përplas në murin e një dyqani.
Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen videot ku shihen turma e qytetarëve që po vëzhgonin nga afër ushtrimin, dhe në një moment fillojnë të ikin kur kamioni gjigant futet në trotuar dhe përfundon në një mur, transmeton Telegrafi.
Për shkak të peshës së madhe (30 tonë), shoferi nuk arrin me kohë ta kthen timonin dhe kështu përplaset në murin e një dyqani në qendrën tregtare Astarta, kurse qytetarët e frikësuar fillojnë të bërtasin.
Një dëshmitar okularë ka shkruar në rrjetet sociale, se disa minuta para këtij incidenti një tank për pak sa nuk e kishte shkelur që gjithashtu po ushtonte për paradën ushtarake.
Nuk raportohet për të lënduar, kurse kamionin gjigant është dashur ta tërheqin me mjete tjera transportuese të rënda, kurse muri i dyqanit është shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/