Telegrafi

Duke studiuar rrathët e Saturnit, shkencëtarët zbuluan se sa zgjatë dita në këtë planet të ngrirë (Foto)

Pas disa dekadash studime dhe nxjerrje të rezultateve jo bindëse, më në fund shkencëtarët zbuluan se sa zgjatë një ditë në Saturn.

Fusha e veçantë magnetike dhe sipërfaqja pa asnjë shenj dalluese, iu ka pamundësuar hulumtuesve të caktojnë se sa kohë i duhet që të kryej një rrotullim të plotë, transmeton Telegrafi.

Por, në saje të dhënave që ka mbledhur Casini, është mundësuar që të zbulohen ky mister.

Rrathët e Saturnit

Dridhjet e shkaktuara në grimcat e rrathëve të ngrirë, kanë hapur një dritare që tregojnë për brendësinë e Saturnit, duke zbuluar se një ditë në këtë planet të ngrirë zgjatë dhjetë orë, 33 minuta dhe 38 sekonda.

Studimi i publikuar në një zhurnal të astrofizikës, shpjegon copëzat e rrathëve korrespondojnë me planetin, ashtu sikurse seizmometri në rast të ndonjë tërmeti.

“Copëzat nuk ndihmojnë shumë, por ndihmojnë që të vërehen lëvizjet gravitacionale” ka thënë Christopher Mankovich, i diplomuar në UC Santa Cruz.

Fusha magnetike e Saturnit, nuk është burim i besueshëm për të zbuluar kohëzgjatjen e rrotullimit të këtij planetit, por përshtatet shumë me aksin rrotullues të planetit.

Sonda Casidi është duke studiuar për një kohë të gjatë Saturnin, ndërsa së fundmi është koncentruar në rrathët e këtij planeti. /Telegrafi/