Telegrafi

Shkon t’i deponojë, një person ia merr qesen me para

Foto: Ilustrim

Një person duke shkuar në filialin bankarë për deponim parash, një person i panjohur i ka marr qesen me para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:05 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, personi i ka marr paratë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marr qesen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/