Këngëtarja Fjolla Morina aktualisht është duke shijuar disa ditë pushimi në bregdetin e Malit të Zi.
Ajo ka shkuar bashkë me vajzën, për tu relaksuar pak para fillimit të sezonit veror të koncerteve.
Fjolla ka ndarë me fansat disa imazhe në rrjetin social Instastory, përmes së cilave ka vërtetuar se ajo vazhdon të mbetet ndër trupat më seksi në estradë.
Në disa prej momenteve, ajo shfaqet me bikini në pishinë, teksa shijon shalqirin në mes të vapës.
Veshur në të kuqe, Fjolla arriti të nxjerr mjaft mirë në pah kthesat e saj dhe të joshë ndjekësit e saj të gjinisë së kundër. /Telegrafi/