Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe të audiencës.
Ajo ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së tretë, duke zbuluar kështu se është djalë.
Ndërkohë, në një postim tjetër në rrjetin social Instagram, Emina ka zgjedhur të mahnit ndjekësit e saj.
Bukuroshja brune u shfaq me një veshje piratësh, derisa në rend të parë kishte vënë barkun e rrumbullakosur.
“Duke rritur një pirat”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Tutje kujtojmë se ajo dhe Sam janë prindër të dy vajzave, teksa tani po presin fëmijën e tretë. /Telegrafi/