Telegrafi

“Duke më pritur” vjen nga Defri dhe Dafi (Video)

Këngëtarët Defri dhe Dafi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Duke më pritur”.

Muzika është realizuar nga Alsked Rrenja, ndërsa vargjet e tekstit i kanë shkruar Dafi & 2Step.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft veror, të punuar nga XL Films.

Dafi ka qenë shumë i pëlqyer për bashkëpunimet e tij me Silvën, ndërsa bashkëpunimi me Defrin, duket të jetë suksesi i tij i radhës. /Telegrafi/