John Terry asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të filluar një karrierë si trajnerë, ndërsa tashmë e ka bërë publik frymëzimin e tij më të madh në këtë fushë – Pep Guardiola.
Asistent-trajneri i Aston Villas e ka publikuar një fotografi duke lexuar udhëzimet për stërvitje të trajnerit të Manchester Cityt.
Ndërsa këtë e ka bërë gjatë një dite pushimi nga seancat stërvitore, në kohën kur skuadra e tij po përgatitet për ndeshjen e të premtes ndaj Newcastle United.
Gjatë një konference për shtyp, legjenda e Chelseat e ka quajtur Guardiolan njeriun kryesor në këtë fushë dhe ka thënë se ka qenë duke mësuar nga ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.
Në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, Terry ka treguar se fillimisht kishte bërë ushtrime personale dhe pastaj ka vendosur të mësojë nga “njeriu kryesor Pep Guardiola”. /Telegrafi/