Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Ferizaj.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ishte dërguar porosi ushqimi në lokacionin e caktuar, me të arritur në lokacion dy të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë ushqimin dhe 45 euro
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj, në ora 21:30.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/