Telegrafi

Duke i caktuar trendet, Kourtney shtatzënë pozon me fustan transparent

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Kourtney Kardashian dhe Travis Baker u martuan në maj të vitit 2022, ndërsa në qershor njoftuan se prisnin një fëmijë së bashku.

44-vjeçarja gjatë gjithë shtatzënisë është kujdesur që të vë trende të reja për femrat që janë në pritje të bukur.

Lexo po ashtu Videoja që tregon si do të dukeshin motrat Kardashian/Jenner pa procedura estetike
(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Kësaj radhe, ajo e ka treguar barkun e rritur me një fustan rrjetë, poshtë të cilit kishte veshur të brendshme provokuese të zeza dhe fustani quhet ‘Kourtney Kardashian Barker Rose Detail Knitted Maxi Dress’ dhe është i disponueshëm për blerje në faqen e internetit Boohoo me një çmim prej 40.5 euro – shkruan Daily Star.

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Kourtney pozoi në dhomën e gjumit mbi krevat, ajo ishte e grimuar në mënyrë të dukshme dhe kishte veshur një model flokësh të relaksuar, ndërsa të brendshmet provokuese dhe një bark i madh shtatzënë ishin në plan të parë.

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Motra e madhe e klanit të famshëm Kardashian/Jenner në një të ardhme të afërt pritet të sjellë në jetë një djalë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kourtneykardash)