Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të drenicasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ismet Munishit vjen nga një formë pozitive pa humbje në katër ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës pas triumfit në udhëtim te Gjilani.
Në anën tjetër, ekipi i trajneri Giovanni Colella nuk di ende për fitore këtë sezon, por synon së paku rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Basri, Hugo, Neziri; Xhemajli, Khamutov, Pefqeli; Elezaj, Berisha, Mërlaku;
Feronikeli ’74: Borsellini; Musa, Morina, Halili, Zekolli; Bruqi, Shabani; Zumberi, Karagkaunis, Sahiti; Shillova;
/Telegrafi/