Telegrafi

Dukagjini rikthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Feronikeli

Dukagjini ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Feronikeli me rezultat 0-3.

Skuadra e Armend Dallkut ka mposhtur me lehtësi të rinjtë e Feronikelit me tre gola që u realizuan në franksionin e dytë të ndeshjes.

45 minutat e para të ndeshjes përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

E në pjesën e dytë mysafirët shënuan në minutën e 51-të me Jean Carioca për ta zhbllokuar ndeshjen në 0-1.

Ardin Dallku realizoi për 0-2 në minutën e 65-të, derisa Ahmed Januzi u përkujdes për 0-3 në minutën e 82-të me golin nga pika e bardhë.

Me fitoren e sotme, Dukagjini mbetet në vendin e nëntë, por tani me 21 pikë, derisa Feronikeli ëhtë e fundit me 11 sosh.

Ndeshjen e radhës skuadra e Armend Dallkun e pret Prishtinën në Klinë. /Telegrafi/