Dukagjini është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra klinase nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit dhe pikërisht ndaj Gjilanit dëshiron ta ndalë këtë seri negative.
Në anën tjetër, mysafirët nga Gjilani janë në top formë, pasi në gjashtë sfidat e fundit kanë katër fitore e dy barazime.
Takimi i parë mes dy ekipeve i zhvilluar në Gjilan kishte përfunduar baras 0-0.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Elezaj, Ahmeti, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani, Jashanica.
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Gomes, Torassa, Sorsa, Krasniqi, Musolli, Prekazi, Shkodra, Hoxha.