Site icon Telegrafi

Dukagjini mposht Gjilanin, bën një hap të madh drejt mbijetesës

Dukagjini ka marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.

Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, kur në minutën e tretë Albert Dabiqaj ishte i pafat duke goditur shtyllën.

Vendasit u kundërpërgjigjen me Ergyn Ahmetin, i cili pesë minuta më vonë pati një rast të mirë, por që në vend ishte Enea Koliçi.

E në minutën e 33-të, vendasit kaluan në epërsi, kur ishte kapiteni Altin Mërlaku që realizoi një gol të bukur për 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë, klinasit realizuan përsëri dhe përsëri me autor Altin Merlakun.

Me epërsinë e vendasve prej dy golave, skuadrat shkuan në pushim të mespjesëve.

Në pjesën e dytë Gjilani tentoi në disa raste të barazonte rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Dukagjini mori tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Me këtë fitore Dukagjini ngritët në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, derisa Gjilani mbetet e treta me 55 pikë, sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan me Feronikelin në shtëpi, derisa Gjilani e pret Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version