Telegrafi

Dukagjini merr triumfin e parë nën drejtimin e Ismet Munishit, Gjilani ende pa e shijuar fitoren

Dukagjini ka arritur ta mposht Gjilanin me rikthim duke triumfuar në fund me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. 

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që arritën të shënonin që në rastin e parë. 

Edison Kqiku me një goditje të saktë dënimi shënoi për 1-0. 

Shifrat u barazuan në minutën e 30-të, pasi Kenan Haxhihamza gaboi rëndë duke ia lënë topin Met Millakut i cili shënoi për 1-1. 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta erdhi goli i tretë në ndeshje. 

Dukagjini fitoi penallti në minutën e 48-të, ndërsa nga pika e bardhë kapiteni Altin Merlaku shënoi për 2-1. 

Gjilani tentoi të barazojë rezultatin duke krjuar edhe raste, por që nuk ia arriti. 

Dukagjinin merr fitoren e parë nën drejtimin e Ismet Munishit dhe tani me 3 pikë janë në vendin e 7-të. 

Gjilani në anën tjetër me dy pikë janë në vendin e dytë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore