Telegrafi

Dukagjini i Klinës zyrtarizon transferimin e Met Millakut te Feronikeli

Foto: KF Feronikeli/Facebook

Mesfushori Met Millaku pritet të jetë lojtari më i ri i nën-kampionit vjeshtor të Kosovës, Feronikelit.

Skuadra nga Drenasi nuk ka qëndruar duarkryq në këtë afat kalimtar të dimrit pasi flitet se tashmë ka arritur një transferim.

Është fjala për lojtarin e ri nga Klina, mesfushorin Met Millaku, i cili vjen nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Feronikelit

Është vet ekipi nga Klina që ka zyrtarizuar tashmë kalimin e lojtarit të tyre te Feronikeli.

Met Millaku gjatë stërvitjeve me Feronikelin (Foto: KF Dukagjini/Facebook)

“Futbollisti klinas shumë i talentuar është larguar ne drejtim të Superligës, te skuadra e Feronikelit”.

“Mesfushori Millaku gjatë pjesës sa ishte në klubin tonë tregojë shumë nga aftësitë e tij të cilat u vrenjtën edhe nga shumë klube të Superligës dhe në fund vendosi për Feronikelin”.

“Ne e falënderojmë Metin dhe i dëshirojmë sukses gjatë sezonit pranveror”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Ndryshe, klubi nga Drenasi ende nuk e ka zyrtarizuar transferimin e Millakut, por pritet ta bëjë gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/