Telegrafi

Dukagjini kërkon fitoren e parë, Gjilani për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Dukagjini pret Gjilanin në stadiumin 18 qershor në Klinë në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.

Vendasit kanë zhvilluar katër ndeshje deri më tani dhe kanë marrë vetë një pikë, duke pësuar tri disfata e duke barazuar në një sfidë.

Në anën tjetër Gjilani është në krye të tabelës me tri fitore e një barazim në katër duelet e para.

Klinasit synojnë të marrin fitoren e parë këtë kampionat në përballje me Gjilanin, në anën tjetër ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani synon vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Hugo, Ahmeti, Morina, Zulfiu, Merlaku, John.

Gjilani: Koliqi, Islami, Jashari, Prekazi, Hoxha, Ramadani, Dabiqaj, Musolli, Cale, Zeka, Solomon.

/Telegrafi/