Telegrafi

“Dukagjini”, Forumi për Iniciativa Qytetare dhe BONEVET organizojnë kampanjën “Blej një libër, Eduko një fëmijë”

Libraria Dukagjini, Forumi për Iniciativa Qytetare dhe BONEVET Prishtina, organizojnë kampanjën “Blej një libër, Eduko një fëmijë”

Kjo kampanjë ka për qëllim shkollimin veror të fëmijëve nga familjet në nevojë. Ku këta fëmijë do të certifikohen në fusha profesionale të teknologjisë.

Si mund të kontribuosh edhe ti?

Investo në vete, duke blerë libër. E ky veprim i yti, do të financojë shkollimin e fëmijës.

Këtë investim përmes blerjes mund ta bësh gjatë datave 29 Prill deri më 03 Maj, ku do të përfitosh zbritje 10% në blerje të këtyre librave:

29 Prill: Zbritja do të vlejë për Romane

30 Prill: Zbritja do të vlejë për Libra për Sukses / Parapsikologji

02 Maj: Zbritja do të vlejë për Art / Arkitekturë / Dizajn Grafik

03 Maj: Zbritja do të vlejë për Libra për Gatim

04 Maj: Zbritja do të vlejë për Librat për fëmijë

Nga shitjet e këtyre librave, Libraria Dukagjini do të ndajë pjesën e saj të fitimit për ta investuar në shkollimin e këtyre fëmijëve.

Sa më shumë nga këto libra të shitën, aq më shumë do të rritet numri i fëmijëve që do të përfitojnë mundësinë e shkollimit në BONEVET.

Kontribut të madh do të bëjë Forumi për Iniciativa Qytetare të cilët do të financojnë shkollimin për 8 fëmijë dhe gjithashtu do e shtojnë numrin e tyre përmes blerjes së librave në Librarinë Dukagjini gjatë këtyre datave.

#BlejNjeLiberEdukoNjeFemije!