Dukagjini ka fituar në minutat shtesë 1-0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit kanë arritur shfrytëzuar për mrekulli terrenin vendas për të mposhtur gjilanasit dhe kështu të mbyllin me fitore sezonin vjeshtor.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vendasit për një nuancë më kërkues.
Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabarta dhe me më shumë raste nga të dyja ekipet.
Megjithatë, për ta parë golin e parë dhe të fitores u desh të presim minutën e katërt shtesë, kur Faton Neziri shënoi nga afërsia për fitoren e Dukagjinit 1-0.
Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Gjilani renditet i teti me 17 pikë.
Vlen të theksohet që Gjilani ka një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet javën tjetër. /Telegrafi/