Dukagjini është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat përballen në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë në një sfidë shumë të rëndësishme për arritjen e objektivave.
Klinasit janë në kërkim të pikëve për t’iu shmangur rënies, derisa Gjilani po kërkon fitoren për të vazhduar luftën për titull të kampionit.
Tanimë dy trajnerët, Armend Dallku dhe Ismet Munishi kanë publikuar emrat e futbollistëve që startojnë në këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Shala, Syla, Basriu, Shabani, Hugo, Ahmeti, Gashi, Merlaku, Nikolic
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi.
/Telegrafi/