Ndeshja e parë e ditës së sotme që do të startojë në BKT Superligë është mes Dukagjinit dhe Feronikelit.
Dy skuadrat e fundit në tabelë duan këndelljen dhe të rikthehen te fitoret në kampionat.
Vendasit nuk kanë marrë fitore që tri takime, derisa Feronikeli katër sfidat e fundit i kanë humbur.
Takimi i parë mes tyre këtë edicion i ka takuar Niklit me rezultat minimal 1-0.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica.
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati.
/Telegrafi/