Telegrafi

Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kërkojnë rikthimin te fitoret, formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Feornikelit ’74 në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë pritet një ndeshje shumë e fortë, pasi diferenca në pikë e dy skuadrave është vetëm pesë, me klinasit që janë në pozitën e gjashtë me 31 pikë dhe Feronikeli ’74 një pozitë më poshtë me 26 sosh.

Klinasit nuk fitojnë që katër ndeshje duke humbur tre prej tyre dhe kërkojnë të rikthehen te triumfet në kampionat.

Në anën tjetër Feronikeli ’74 vije në këtë sfidë pas humbjes nga Drita dhe kërkon të largohet me pikë nga Klina.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Iseni, Salihu, Feka, Jatta, Mërlaku, Morina, Rugova, Shabani, Dallku

Feronikeli ’74: Pas pak…

/Telegrafi/