Telegrafi

Dukagjini dhe Dua me të njëjtin urim për 28 Nëntor: Një komb, një flamur

Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa Foto: Arkiv

Sot (e enjte), mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Në mesin e këtyre ngjarjeve tragjike në Shqipëri, kanë ardhur edhe urimet e para për këtë festë nga personalitet e njohura.

Është babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili ka zgjedhur një fotografi të përbashkët të Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit për të uruar Shqipërinë në Ditën e Flamurit – pavarësisht periudhës që ata po kalojnë.

“Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë”, ka shkruar krahas këtij postimi Lipa.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe G4shi luten për shqiptarët

Në anën tjetër, të njëjtën fotografi e ka ndarë edhe ylli shqiptar në InstaStory ku shkruan, “Një komb, një flamur”.

Dua Lipa publikon fotografinë e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit (Foto: Instagram)

Për tërmetet në Shqipëri, Dua kishte reaguar po ashtu në rrjete sociale, duke thënë se është tmerruar nga këto lajme, për dallim nga Bebe Rexha dhe Rita Ora të cilat kanë kontribuuar edhe financiarisht. /Telegrafi/