Nëna e këngëtares Dua Lipa, Anesa Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të radhës.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Dua vendosi që në këtë ditë të publikojë disa fotografi nga fëmijëria, ku nëna e saj shfaqej e veshur me veshje tradicionale shqiptare.
“Urime ditëlindjen mbretëreshë e botës. E para e imja përgjithmonë. Të dua më shumë se fjalët që mund të them. Tani le të vallëzojmë”, ka shkruar Dua.
Ndërkohë, Dukagjini (i ati i Duas) ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa i jep një puthje të ngrohtë bashkëshortes.
“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua gjithmonë dhe për jetë”, kanë qenë fjalët e rokerit Lipa për bashkëshorten e tij. /Telegrafi/