Telegrafi

Dukagjin Lipa takohet me Bill Clinton: Faleminderit për këshillat e juaja rreth “Sunny Hill”

Bill Clinton dhe Dukagjin Lipa (Foto: Instagram)

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Instagram.

Ish-vokalisti i grupit “Oda”, tregon se me ish-presidentin ka folur rreth festivalit “Sunny Hill”.

“Një nga momentet më krenare. Takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Faleminderit për këshillat dhe fjalët tuaja të mira për Sunny Hill”, ka shkruar krahas imazheve Lipa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dukagjin Lipa

Në ndërkohë, “Sunny Hill” këtë vit u mbajt për herë të dytë në Gërmi, teksa nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë.

Dukagjini po ashtu ka pohuar se këtë vit fondacioni “Sunny Hill” e ka rritur shumën e parave që do të jepen për bamirësi në 150 mijë euro, përkatësisht 50 mijë më tepër se vitin e kaluar. /Telegrafi/