Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Instagram.
Ish-vokalisti i grupit “Oda”, tregon se me ish-presidentin ka folur rreth festivalit “Sunny Hill”.
“Një nga momentet më krenare. Takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Faleminderit për këshillat dhe fjalët tuaja të mira për Sunny Hill”, ka shkruar krahas imazheve Lipa.
Në ndërkohë, “Sunny Hill” këtë vit u mbajt për herë të dytë në Gërmi, teksa nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë.
Dukagjini po ashtu ka pohuar se këtë vit fondacioni “Sunny Hill” e ka rritur shumën e parave që do të jepen për bamirësi në 150 mijë euro, përkatësisht 50 mijë më tepër se vitin e kaluar. /Telegrafi/