Telegrafi

Dukagjin Lipa shpreh ngushëllime për vdekjen Violeta Rexhepagiqit: Këngët tuaja do të jetojnë përgjithmonë

Këngëtarja dhe gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme (e enjte) në moshën 55 vjeçare.

Sot (e premte) qytetarët kanë bërë homazhe para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ruajtur distancën dhe respektuar rregullat.

Vdekja e saj ka prekur qindra figura publike, kolegë, ku njëri ndër ta është edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa. Ai përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime, ku theksoi se këngëtarja është frymëzim për të gjithë.

“Prehu në paqe shoqja ime. Violeta Rexhepagiq (1965-2020). Ajo ishte inspirim për shumë nga ne. Këngët tuaja do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar Lipa.

Lexo po ashtu Violeta, nuk iku me stuhi!

Ngushëllime për humbjen e artistes kanë shprehur edhe krerët më të lartë të shtetit, figura nga fusha e artit dhe e gazetarisë. /Telegrafi/