Telegrafi

Dukagjin Lipa publikon fotografi të rralla nga viti 1998 kur merrte pjesë në protestat paqësore në Prishtinë

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Frontmeni i grupit “ODA”, njëherësh babai i këngëtares me renome botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, shpesh ndan me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Por jo të rralla janë rastet kur ai publikon edhe ndonjë fotografi nga e kaluara e familjes së tij në Kosovë.

Së fundmi, rokeri i njohur kosovar ka publikuar në Instagram disa fotografi, të realizuara 23 vite më parë.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Bëhet fjalë për kohën kur Lipa bashkë me shokë të tij kishin qenë prezentë në një protestë paqësore.

Në atë kohë nxitjet nga lufta kishin shkaktuar që të organizoheshin protesta të shumta, në kërkim të paqes në Kosovë.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

“Fotografi nga një protestë paqësore në Prishtinë, 1998. Fotografi të gjetura nga Zotëri Fatmir Bajrami”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Dugi përndryshe ka qenë një mbështetës shumë i madh në karrierën e Duas, duke marrë parasysh eksperiencën që ka pasur si muzikant i suksesshëm i muzikës rok në Kosovë. /Telegrafi/