Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është nderuar ditën e sotme (e enjte) me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.
Çelësin ia ka dorëzuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për gjithë kontributin që ka dhënë për kryeqyetin.
Kjo iu dorëzua pikërisht në natën e parë të festivalit Sunny Hill, që organizohet nga familja Lipa, i cili këtë herë është zhvendosur në Bërnicë.
Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):
“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dugit me Sunny Hill Festival dhe me Sunny Hill Foundation.
Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit”. /Telegrafi/