“Sunny Hill Festival” do të startojë gjatë mbrëmjes së sotme, ku do brenda tri ditëve do të perfomojnë shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor në Prishtinë.
Në një konferencë për shtyp për media, Dukagjin Lipa, organizator i kësaj ngjarje ka ndarë disa detaje se çfarë na pret në këtë edicion.
Ai ndër të tjerash ka pohuar këtë vit fondacioni “Sunny Hill” do të rris shumën e parave që do të jepen për bamirësi në 150 mijë euro, përkatësisht 50 mijë më tepër se vitin e kaluar.
“Herën e kaluar i kemi dhënë 100 mijë euro për bamirësi, shkollat e muzikës në Kosovë si dhe festivalet alternative. Qëllimi i fondacionit ka qenë që t’iu japim hapësirë më shumë të të rinjve shqiptarë, ku do të xhirojnë këngë të reja dhe zhvillojnë talentin e tyre. Këtë vit do t’i ndajnë 150 mijë euro dhe këtë do ta bëjnë në marrëveshje me kryetarin e Prishtinës”, ka pohuar Lipa.
Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka folur rreth këtij projekti pas nënshkrimit të marrëveshjes mes “Sunny Hill” si dhe komunës.
“Sunny Hill Academy kemi vendosur që në vend të shkollës amerikane, do të vendoset shkolla e muzikës Prenk Jakova si dhe kjo akademi, e cila do të ketë pajisje moderne, do t’i ndihmojë të rinjtë shqiptarë”, ka pohuar ndër të tjerash Ahmeti.
Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë. /Telegrafi/