Telegrafi

Duka zbulon pagën që do ta ketë trajneri i Shqipërisë dhe emrat me të cilët po negociohet

Shqipëria i mbylli dy ndeshjet e para të Grupit H eliminator të Euro 2020 me një humbje dhe një fitore.

Disfata 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi” nuk kaloi pa pasoja, teksa presidenti Duka shkarkoi trajnerin Christian Panucci.

Me Ervin Bulkun si trajner emergjence, kuqezinjtë fituan si mysafirë ndaj Andorrës me rezultatin e pastër 3-0.

(Foto: Facebook/Federata Shqiptare E Futbollit)

Pasi kanë përfunduar këto dy takime, kreut të FSHF-së i ka dalë si detyrë të emërojë trajnerin e ri. Pikërisht për të folur për këtë temë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Opinion”.

Lexo po ashtu Pesë emra për trajnerin e ri të Shqipërisë: Nga eksperti Reja te Hasin që e duan shqiptarët, por aty janë edhe emra si Donadoni, De Canio e De Biasi

“Kam kontaktuar me Edi Rejën pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, por jo për të qenë ai domosdoshmërish trajner i ekipit tonë kombëtar”.

“Me Besnik Hasin kemi patur më parë negociata, por ai në atë periudhë zgjodhi Anderlehtin”.

“Sa për Donadonin, është një prej kandidatëve dhe nuk e përjashtojmë si alternativë, ndërsa me De Biasin, nuk besoj se do të ketë një ribashkim”.

“Trajneri i ekipit tonë kombëtar paguhet 200-250 mijë euro, ndaj nuk mund të pretendojmë një trajner të madh”, ka thënë presidenti i FSHF-së, Duka. /Klan TV/