Shqipëria i mbylli dy ndeshjet e para të Grupit H eliminator të Euro 2020 me një humbje dhe një fitore.
Disfata 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi” nuk kaloi pa pasoja, teksa presidenti Duka shkarkoi trajnerin Christian Panucci.
Me Ervin Bulkun si trajner emergjence, kuqezinjtë fituan si mysafirë ndaj Andorrës me rezultatin e pastër 3-0.
Pasi kanë përfunduar këto dy takime, kreut të FSHF-së i ka dalë si detyrë të emërojë trajnerin e ri. Pikërisht për të folur për këtë temë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Opinion”.
“Kam kontaktuar me Edi Rejën pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, por jo për të qenë ai domosdoshmërish trajner i ekipit tonë kombëtar”.
“Me Besnik Hasin kemi patur më parë negociata, por ai në atë periudhë zgjodhi Anderlehtin”.
“Sa për Donadonin, është një prej kandidatëve dhe nuk e përjashtojmë si alternativë, ndërsa me De Biasin, nuk besoj se do të ketë një ribashkim”.
“Trajneri i ekipit tonë kombëtar paguhet 200-250 mijë euro, ndaj nuk mund të pretendojmë një trajner të madh”, ka thënë presidenti i FSHF-së, Duka. /Klan TV/