Telegrafi

Duka i uron ditëlindjen Xhakës, ky i fundi i përgjigjet (Foto)

Taulant Xhaka ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të dhe do të ishte ndër më të bukurat sikurse sot do të ishte te Kombëtarja shqiptare dhe do të luante nga minuta e parë. 

Ai la grumbullimin pasi ishte i pakënaqur me minutat e tij.

Sot mesfushori i kombëtares ka marrë urim edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk i mban mëri me mesfushorin.

Urimit të Dukës i është përgjigjur vetë Taulant Xhaka, me një mesazh të shkurtër: “Faleminderit President!”.

Si për koincidencë, edhe mesfushori Amir Abrashi, për të cilin në media aludohet se është larguar për pakënaqësi ndaj stolit në Palermo, ka pasur dje ditëlindjen, duke mbushur 27 vjeç.