Site icon Telegrafi

Duka: Tramezzani mund të jetë trajner i ri

Gjatë konferencës së përbashkët për media me trajnerin e larguar të kombëtares Gianni De Biasi, presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se ka menduar për trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Duka u shpreh se një emër i mundshëm që mund të ulet në krye të stolin kuq e zi është Paolo Tramezzani.

Ky i fundit ka qenë ndihmës i De Biasit të Shqipëria deri në vitin 2016-të.

“Kurrë mos thuaj kurrë, mund të jetë një alternativë, një person që e njeh kombëtaren shqiptare të futbollit.”

“Nuk kam menduar asgjë për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë.”

Tramezzani është aktualisht pa ekip pas ndërprerjes së kontratës me klubin zviceran të Luganos.

Sidoqoftë mbetet ende për t’u parë nëse “timonin” e “Shqiponjave” do ta marrë sërish një teknik italian.

Exit mobile version