Telegrafi

Duka: Rezultati i drejt, luajtëm keq

Armando Duka mendon se Shqipëria luajti keq dhe për atë humbi ndaj Izraelit.

Sipas Presidentit të Federatës Shqiptare kjo ndeshje duhet të harrohet shpejt dhe mos të flitet për gjyqtarin, pasi ishte humbje pas një loje të keqe.

“Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë”, ka thënë Duka pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu De Biasi: Nuk merrem me gjyqtarët, humbëm pasi nuk luajtëm mirë

“Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”

“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”, përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit. /Telegrafi/