Site icon Telegrafi

Duka nuk i di planet e De Biasit (Video)

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë ditën e sotme një intervistë të gjatë për “Super Sport”. 

Kreu i instuticionit që drejton futbollin shqiptar ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Gianni De Biasi, por nuk e di nëse trajneri do të rinovojë sërish me kuqezinjtë.

“Nuk është e rëndësishme nëse më bezdis apo ndikojnë te unë lajmet që qarkullojnë për trajnerin, por unë mendoj se nuk janë të mira për skuadrën, sepse ndofta e shpërqendrojnë edhe skuadrën se ekziston një raport mes skuadrës e trajnerit. Nuk besoj se i bëjnë mirë skuadrës”.

“De Biasi po vjen drejt përfundimit të kontratës dhe mund të diskutohet nëse do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë me një kontratë të re. Ne, sido që të jenë rezultatet, do t’i shkojmë kontratës deri në fund, të paktën ne si Federatë e Futbollit. Të shkarkosh një trajner nuk është ndonjë kënaqësi se vë një person në një pozitë të vështirë. Por fatkeqësisht unë kam shkarkuar më shumë se një”

“Nuk kemi diskutuar asnjëherë për të ardhmen, aq më keq në një situatë jonormale që ne konsiderojmë paraqitjen tonë. Është shqetësim për ne, shqetësim për trajnerin, shqetësim për të gjithë, nuk ia vlen që të diskutosh për gjëra të tilla”, tha Duka.

Kujtojmë se nesër kombëtarja shqiptare do të ballafaqohet me Izraelin në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

https://youtu.be/8vqyl5R2hG8?t=8

Exit mobile version