Telegrafi

Duka: Nuk desha të largohej De Biasi, trajneri më i mirë i ynë në histori

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka deklaroi se nuk mendon që cikli i De Biasit me kombëtaren tonë kishte përfunduar.

Ai është trajneri më i mirë që ka pasur Shqipëria.

“Unë nuk mendoj që cikli i De Biasit ka mbaruar. Unë kam pritur gjithmonë fundin dhe më pas kam diskutuar për kontratën, pasi kam menduar që negociatat dëmtojnë qëllimin”.

“Kam besim të patundur që De Biasi ka qenë trajneri më i mirë i kombëtares dhe që ka pasur suksesin më të madh deri më sot. Unë e falënderoj dhe miqësia jonë do të vazhdojë, ndoshta edhe më e fortë”, deklaroi Duka.

Në lidhje me trajnerin e ri, Duka tha: “Që sot do të nis të mendoj për pasardhësin. Opsionin e trajnerit shqiptar kurrë nuk e kam.