Site icon Telegrafi

Duka konfirmon pasuesin e Tramezzanit: E ka zgjedhur De Biasi (Video)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka konfirmuar se ditën e hënë do të prezantohet ndihmëstrajneri i ri i kombëtares shqiptare, i cili do të jetë Marco Veronese. 

Kreu i FSHF-së theksoi se 40 vjeçari është zgjedhur nga vetë trajneri Giani De Biasi për të qenë në krah të tij. Tashmë është zyrtarizuar edhe pse jo formalisht.

Ndërkohë numri 1 i organizmit që drejton futbollin në vend deklaroi se për momentin vendin e drejtorit të ekipeve kombëtare do ta mbajë sekretari Ilir Shulku derisa të merret një vendim përfundimtar, transmeton oranews.

Marco Veronese në karreirën e tij si futbollit është aktivizuar me disa skuadra ndër to edhe Interi, ndërsa në sezonin 2002-2003 ka qenë pjesë Modenës kur ky ekip drejtohej pikërisht nga Gianni de Biasi.

Exit mobile version